Nëna e sulmuesit nga Zagrebi zbulon detaje: E luta mjekun të mos e linte të dilte nga psikiatria

Nëna e 19-vjeçarit, i cili sot vrau me thikë një fëmijë dhe plagosi tre të tjerë në një shkollë
fillore në Zagreb, deklaroi se e kishte lutur mjekun të mos e linte të dilte nga institucioni psikiatrik, pasi besonte se ai nuk ishte gati për një jetë jashtë saj.

Ai ka një personalitet emocionalisht të paqëndrueshëm, plus dy diagnoza të tjera, dhe është vetëlënduar, tha nëna.

Ajo shtoi se atë mëngjes babai e kishte çuar në spital rreth orës nëntë, pasi së fundmi ai po ndiqte terapi ditore. Sipas saj, djali ishte hospitalizuar disa herë.

“Para një muaji e gjysmë, ai më mbylli mua dhe gjyshen e tij në apartament, na mori telefonat dhe çelësat dhe përfundoi përsëri në Jankomir,” tregoi ajo.

Nëna deklaroi se mjeku “e kishte lënë të kthehej në shtëpi me gjakftohtësi, duke ia lënë barrën familjes për t’u kujdesur për të”.

Netët i kalonim me frikë. Bëmë gjithçka që mundëm për ta shpëtuar atë fëmijë, tha ajo.

Nëna e 19-vjeçarit pershkroi si ndodhi
incidenti i mëngjesit: “Duket se ai e ka lënë spitalin ditor, ka marrë një thikë dhe ka bërë atë që bëri. Nuk e di pse e bëri këtë. Ai ka shkuar në atë shkollë pesë vjet me parë. Nuk e di çfarë e shtyu atë. Kam degjuar që ai
eshte veteplagosur.”

Sot, një 19-vjeçar hyri në një shkolle fillore në
Zagreb, vrau një nxënes, plagosi një mësues
dhe tre nxënes të tjerë, dhe më pas iku ne një klinikë te afërt, ku tentoi të vetëvritet. Ai u arrestua dhe u dërgua në spital.