Gjuajtje me armë ndërrmjet dy personave dhe policisë afër kalimit kufitar “Bllatë”

Më 19 dhjetor 2024, rreth orës 23:40, zyrtarët policorë të Stacionit Policor për Kontroll dhe Mbikëqyrje Kufitare “Blato”, gjatë kryerjes së detyrave të tyre në periferi të Dibrës, vunë re dy persona që po lëviznin në drejtim të Republikës së Shqipërisë.

Gjatë përpjekjes për t’i ndaluar, personat hapën zjarr me armë zjarri ndaj policisë, ndërsa zyrtarët policorë u kundërpërgjigjën me të shtëna. Pas kësaj, të dy personat arritën të largohen. Aktualisht po ndërmerren masa për të sqaruar plotësisht rastin.