Për shkak të ngjarjes së rëndë, nesër shpallet ditë zie në Zagreb

Kryetari i Zagrebit, Tomislav Tomaseviç, shpalli nesër si ditë zie për rajonin e qytetit për shkak të sulmit tragjik ndaj nxënësve dhe punonjësve në shkollën fillore “Preçko”, njoftoi qyteti.

Dita e zisë do të shënohet me uljen e flamujve në gjysmështizë dhe ngritjen e flamujve të zi. Në këtë ditë nuk do të ketë aktivitete argëtuese, dhe muzika që do të luhet në vendet publike duhet të jetë e përshtatshme për këtë rast. Personat juridikë që merren me aktivitetet televizive dhe radiodifuzive në rajonin e Zagrebit duhet të përshtatin programet e tyre për të shënuar ditën e zie, njoftoi qyteti.