Nipi shkon në New York për të takuar Parashqevi Simakun, i vëllai e ndalon që të ketë komunikime me persona të tjerë

Parashqevi Simaku është vizituar së fundmi nga nipi i saj. Ky lajm është bërë me dije pak orë më parë nga vetë Elton Ilirjani i cili ka treguar se djali i vëllait të Parashqevisë ka udhëtuar drejt New York-ut ku dhe është takuar me hallën e tij.

Në një video të publikuar nga vetë biznesmeni i riu thotë me zë dhe figurë që gjendja e Parashqevi Simakut është shumë e mirë, teksa falenderon më tej Eltonin dhe Elvirën, dy njerëzit të cilët e shpëtuan artisten shqiptare nga stacioni i trenit ku dhe qëndronte prej kohësh.

Ndërkohë, një tjetër detaj që biznesmeni ka zbuluar është fakti se Parashqevi Simaku nuk dëshiron të ketë kontakte me persona të tjerë dhe ky është një vendim i marrë nga vetë këngëtarja dhe vëllai i saj, Arben Simaku.

“Nuk dua të replikoj me asnjë por vendimi që Parashqevi Simaku të mos ketë kontakte me të tjerë është marrë vetë nga ajo dhe vëllai i saj Arben Simaku. Parashqevi Simaku ndodhet në praninë e nipit të saj që ka ardhur dje në New York”, shkruan ai.