VMRO-DPMNE: Grubi me vite e ka vjedhur shtetin ndërsa Kovaçevski ka qenë bashkëpunëtor i tij

Artan Grubi për vite me radhë e ka vjedhur shtetin, ndërsa për këtë kanë qenë në dijeni edhe LSDM, BDI dhe MPB nën udhëheqjen e Oliver Spasovskit. Të gjithë kanë ditur për marrëveshjet e dyshimta, tenderët pa shpallje publike, ndikimin ndaj gjyqësorit, krimin dhe korrupsionin, por kanë heshtur. Kanë heshtur vetëm për një arsye – që të mos rrëzohet qeveria dhe të mbetet koalicioni LSDM-BDI.

Dimitar Kovaçevski ka qenë bashkëpunëtor në krimet e Artan Grubit. Edhe Oliver Spasovski dhe MPB kanë qenë në dijeni për krimet e Grubit dhe nuk kanë reaguar, thonë nga VMRO-DPMNE.
“Kanë heshtur dhe nuk kanë reaguar, për vite me radhë nuk ka pasur asnjë reagim nga institucionet nën drejtimin e LSDM dhe BDI. Vetëm që koalicioni të mbetej një ditë më shumë në pushtet dhe të vazhdonin marrëveshjet kriminale dhe pasurimi në kurriz të qytetarëve. LSDM është fajtore për përhapjen e krimit dhe korrupsionit në përmasa pandemike.

LSDM është fajtore për vjedhjet e Grubit, sepse kanë ditur dhe kanë pasur mundësi, por nuk e kanë parandaluar për arsye përfitimi. Në LSDM asgjë nuk ndryshon, dhe sot e kësaj dite të njëjtët njerëz të Zaevit, Kovaçevskit, e tani Filipçes, janë ende aty. Të njëjtët njerëz, me të njëjtën mendësi, që nuk sjellin ide të reja, të freskëta dhe inovative për një të ardhme prosperuese, por janë të ngërthyer dhe të ndërlikuar në labirintet e së kaluarës.”

“LSM, në vend që të manipulojë opinionin publik me truqe të lira, duhet të turpërohet sepse funksionarët e saj kanë bashkëpunuar me banda dhe struktura kriminale. Është koha që Artan Grubi të përgjigjet para drejtësisë. Politika nuk ka më vend për kriminelë. Nevojiten përgjegjësi dhe përkushtim, diçka që ka munguar gjatë viteve të fundit,” thuhet në deklaratën e VMRO-DPMNE.