Tragjike në Tiranë! Humbin jetën dy persona pas asfiksimit nga gazi në banesë

Dy persona kanë humbur jetën këtë pasdite pasi janë asfiksuar nga gazi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Marije Kraja” në Tiranë, ku dyshohet se janë asfiksuar nga rrjedhja e gazit, pronari i banesës, Altin Maksuti 47 vjeç dhe një afërm i tij i largët shtetasi Vladimir Bengu, rreth 56 vjeç, të cilët kanë humbur jetën sipas konfirmimit të stafit mjekësor.
Policia bën me dije se grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.