43-vjeçari nga Bogovina për shkak të borxhit i merr veturën një personit, arrestohet nga policia

Më datë 18.12.2024 në ora 21:45 në fshatin Bogovinë të Tetovës, zyrtarë policorë nga NjP Kamnjan kanë privuar nga liria personin B.T. (43) nga i njëjti fshat, i cili në orën 20:40 është raportuar se për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura të borxhit i ka marrë automjetin “Seat Ibiza” me targa të Gostivarit personit L.Z. (58) nga Gostivari. Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit do ti përpilohet parashtresë përkatëse.