Mashtrim i ri, qytetarët të mos hapin SMS porositë të dërguara nga Posta e Maqedonisë

Mashtruesit po bëhen të kalojnë për përfaqësues të Postës së Maqedonisë dhe dërgojnë mesazhe “SMS” me qëllim që të mashtrojnë qytetarët dhe të tërheqin para financiare.

Në këtë sulm phishing, mesazhet përmbajnë lidhje që çojnë në një faqe interneti të rreme. Në faqen e internetit, viktimat inkurajohen të fusin të dhëna personale dhe informacion për kartat e pagesës.

Faqja e internetit është e pa sofistikuar, pa verifikim të të dhënave të futur, dhe është regjistruar kohët e fundit, e cila tregon për shpejtësinë me të cilën veprojnë mashtruesit.

Ky sulm është drejtuar ekskluzivisht ndaj përdoruesve maqedonas, pasi faqja i njeh dhe lejon hyrjen vetëm për adresat IP nga Maqedonia.

“Apelojmë tek qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të mos fusin të dhëna personale në lidhje të panjohura. Ky është një tjetër shembull i përpjekjeve për mashtrim, me qëllim që të shkaktohen humbje financiare tek ata që nuk janë të kujdesshëm,” thonë nga Posta e Maqedonisë.