Mund të ndodhë që Shkupi të mbetet pa ujë gjatë gjithë fundjavës?

Nga qendra e kontaktit e ndërmarrjes publike “Ujësjellës dhe Kanalizime” informuan se të premten, më së voni nga ora 22:00, do të fillojë ndërprerja e furnizimit me ujë, por ata nuk mund të garantojnë se kur saktësisht do të ndodhë kjo. Në rast të ndërprerjes së zgjatur, ndërmarrja nuk ka një njoftim zyrtar se si do të organizohet furnizimi me ujë, por ata theksuan se deri tani janë shpërndarë cisterna me ujë të pijshëm për nevojat e qytetarëve nëse defektet zgjasin më shumë se 24 orë.

Sipas informacionit zyrtar nga “Ujësjellësi”, pa ujë do të mbeten qytetarët nga ana e djathtë e lumit Vardar, pra nga “SP Planet” në Gjorçe Petrov, deri te Porta Vlae, Karposh, Taftalixhe, Vodno, Qendra, Kisellavoda, Draçeva, Pintija, 11 Tetori, Lisiçe, Novo Lisiçe, Aerodromii, Autokomanda (zona e ulët), dhe deri në Zelenikovo dhe Studeniçani.

Mbyllja do të bëhet në mbyllësin F1600, i cili ndodhet në brendësi të kazermës në Gjorçe Petrov, dhe për këtë arsye, në momentin që do të fillojë sanimi, do të jetë e nevojshme të mbyllet furnizimi me ujë në tubin kryesor të qytetit F1600mm. Mbyllja e ujit në tubin kryesor të qytetit F1600mm bëhet një herë në pesëdhjetë vjet, dhe mbyllja e fundit e tillë ka ndodhur në vitin 1991/1992 për realizimin e lidhjes së ujësjellësit në zonën e pusit të Lepencit.