Biznesmeni Arsim Papraniku është thirrur në stacionin policor në lidhje me arratisjen e Grubit

Konsulli i nderit i Kosovës në Maqedoni dhe biznesmeni i njohur, Arsim Papraniku, aktualisht ndodhet në stacionin policor të Karposhit, ku është thirrur për një bisedë informative.
Ai u përmend si bashkudhëtar i ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi në momentin kur ky i fundit u largua nga shteti dhe shkoi në Kosovë, pak para realizimit të aksionit “Lotaria”.

Sipas informacioneve fillestare, biznesmeni e ka transportuar Grubin me automjetin e tij me targa diplomatike.
Ndërkohë, Grubit dje iu caktua masa e paraburgimit, dhe tashmë është shpallur edhe një fletarrest ndërkombëtar.