Thaçi – Speciales: Nuk kam ambicie politike as për kryeministër, as për president

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sërish ka kërkuar në Gjykatën Speciale, që të respektohet Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës.

Në seancën mbi ecurinë e çështjes për aktakuzën për pengim të drejtësisë, Thaçi ka thënë se sikurse aktakuza për krime lufte ashtu edhe kjo u ngritën nxitimthi nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, pranë DhSK-së.

Ish-presidenti ka deklaruar se aktakuza e parë e vitit 2020 i ishte ngritur pak muaj para rizgjedhjes si president, derisa kjo e dyta në prag zgjedhjesh. Thaçi ka përsëritur se s’do të jetë pjesë e garës politike zgjedhore.

“Ju e dini para katër vitesh në nëntor 2020 u ngrit aktakuzë kundër meje vetëm tre muaj apra se të rizgjedhësha president i vendit. Tash, para dhjetë ditës nxitimthi ZPS-a prezantoj aktakuzë shtesë vetëm dy muaj para zgjedhjeve parlamentare në Kosovës. Unë nuk jam pjesë e garës politike as nuk kam ambicie politke as për kryeministër, as për president, as për deputet as ambicie politike. Ritheksoj se nuk jam pengesë e as nuk paraqes rrezik për askënd në kuptimin politik e as për ndonjë projekt qeverisës. Gjithë jetën time kam punuar opër shtetin e Kosovës në vizionin për anëtarësim në NATO dhe BE në bashkëpunim me SHBA-në. theksoj dhe nënvizioj diomosdoshmërinë për resektimin e Kushtetues dhe ligjeve të Kosovës në këtë sallë. Mos resopktimi I ligjeve dhe Kushtetutës nga palët në këtë sallë të shenjtë paraqet rrezik për minimin e demokracisë në Kosovë, paraqet rrezik për minimin e besimit qytetar, prandaj ftojë që të ruhet vetpërmbajtja institucionale nga të gjithë edhe në këtë sallë”, ka thënë Thaçi./Eo