Ishte në kërkim policor për shpërndarje të materialeve pornografike të fëmijëve, arrestohet 22-vjeçari nga Tudenca e Tetovës

Me datë 16.12.2024 në ora 13:00, zyrtarët policorë nga stacioni policor për siguri në komunikacionin rrugor Tetovë kanë arrestuar personin Zh.T. (22) nga fshati Tudencë i Tetovës, i cili me urdhër të gjykatës ishte kërkuar me urdhër qendror dhe ndërkombëtar për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej 10 muajsh për veprën penale “tregimi i materialeve pornografike fëmijës” e dënueshme nga neni 193 paragrafi 1 në lidhje me nenin 45 të Kodit Penal. Ai është dorëzuar në INKP-Burgu i Tetovës për vuajtje të dënimit.