Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami takon Këshillin e Diasporës

Kreu i komunës së Tetovës Bilall Kasami ka pritur për vizitë sot këshillin koordinues për Diasporën me të cilët është biseduar fillimisht për projektet e realizuara në Tetovë vitin e fundit, si dhe projektet e parapara për vitin e ardhshëm. Këshilli koordinues, ka vizituar Universitetin e Tetovës, për të marrë pjesë në manifestimin e përvjetorit të UT-së.