Ish-nënkryetari i LSDM-së: Qytetarët i përkrahin këto aksione nga MPB-ja, duhet të vazhdojnë

Ish-nënkryetari i LSDM-së, Zoran Jovanovski, përmes një postimi në Facebook, shprehu kënaqësinë e tij për aktivitetet aktuale të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilat po dominojnë lajmet në televizionet e Maqedonisë.

“Mbrëmë, pjesa më e madhe e lajmeve në të gjitha televizionet i dedikohej deklaratave dhe aktiviteteve të ndërmarra nga Ministria e Punëve të Brendshme. Mendoj se kjo është ajo që prisnin dhe për të cilën votuan shumica dërrmuese e qytetarëve të vendit. Kjo duhet të vazhdojë,” shkroi Jovanovski.