Pançe Toshkovski, gjatë konferencës së sotme për shtyp, bëri të ditura detajet e aksionit të organizuar këtë mëngjes lidhur me krimin në Lotarinë Shtetërore. Ai informoi opinionin publik se janë ngritur tetë kallëzime penale, ku ndër të akuzuarit janë një ish-kryeministër, një ish-zëvendëskryeministër, një ish-drejtor i një subjekti juridik dhe një ish-sekretar i përgjithshëm.
“Dy nga këta persona nuk janë të disponueshëm për organet e ndjekjes penale,” deklaroi Toshkovski.