Pançe Toshkovski: Njëri prej të ikurve tha se është i pastër si loti, dhe ja publikisht i bëj ftesë që të kthehet në Maqedoni

I pyetur se cilët janë ata dy persona të cilët nuk janë të kapshëm për organet e rendit, ministri Pançe Toshkovski, tha se opinioni e di shumë mirë se kush nuk janë të kapshëm.
“Njëri prej tyre tha se është i pastër si loti, dhe ja publikisht i bëj ftesë që të kthehet në Maqedoni, dhe të lejojë që organet ta kryejnë detyrën”, tha Toshkovski.
Ministri Toshkovski, deklaroi se janë bërë lëshime nga disa policë kufitar, gjatë ditës së djeshme në orët e hershme dhe për të njëjtit ka hetim.
“Nuk do të doja të supozojë se di do rrjedh procedura, personalisht mendoj se nuk është vepruar si duhet dhe është bërë gabim gjatë kontrolleve të bëra”, deklaroi Toshkovski.
Ai tha se çdonjë që ka faj në kuadër të MPB-së, ndërsa është lidhur për mos veprim të procedurave do të përgjigjet.
“Ka mbaruar koha-kako do sega”, kush ka bërë krim do të përgjigjet, pa dallim a ka qenë ish kryeministër, apo zv/kryeministër.Cdonjë për të cilin do të ketë fakte dhe argumente do të përgjigjet”, tha ministri Toshkovski!/Shenja