Në dy orët e fundit, në disa pjesë të Shkupit dhe Maqedonisë po zhvillohet një aksion i koordinuar nga njësitë e MPB-së, që ka si synim anëtarët e grupeve kriminale të dhunshme. Sipas informacioneve fillestare jozyrtare, tashmë ka persona të arrestuar.
Sipas informacioneve fillestare dhe jozyrtare, kontrolle po kryhen në Haraçinë dhe Çair të Shkupit, ndërsa aksioni është shtrirë edhe në qytete të tjera të Maqedonisë.
Jozyrtarisht, thuhet se tashmë ka të arrestuar, por numri dhe identiteti i tyre nuk bëhen ende të ditur.
Sipas burimeve jozyrtare, aksioni ka për qëllim shkatërrimin e grupeve kriminale të lidhura me incidente të dhunshme në rajon.
MPB-ja deri më tani nuk ka dhënë ndonjë deklaratë zyrtare, ndërsa më shumë informacion pritet gjatë ditës së nesërme.