Lëndohen rëndë dy persona gjatë kryerjes së punimeve ndertimore në fshatin Likovë

Më 14.12.2024, në ora 14:18, në SPB Shkup është raportuar nga Kompleksi i Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup se te ata janë sjellë për trajtim Sh.S. (57) me lëndime të rënda trupore dhe R.R. (31) me lëndime të lehta, të dy nga fshati Bojanë, rajoni i Shkupit.

Sipas raportimit, ata kanë pësuar lëndimet gjatë kryerjes së punimeve ndërtimore në fshatin Likovë për një kompani nga Shkupi.

Një ekip i SPB Kumanovë dhe një inspektor i punës kanë kryer ekspertizë në vendngjarje, ndërsa po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.