Zëvendës/kryeministri i parë, Izet Mexhiti, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ka nisur procesi i vetingut për politikanët, gjyqtarët dhe bartësit e tjerë të funksioneve publike. Mexhiti theksoi se ky proces është një hap i rëndësishëm drejt pastrimit të institucioneve dhe transparencës.
Ja postimi i plotë i Mexhitit:
“Vetingu i politikanëve, gjyqtarëve dhe bartësve të tjerë të funksioneve publike ka filluar. Lista e zezë e Departamentit të Shtetit, partneri ynë më i rëndësishëm strategjik, e përpiluar në mënyrë të paanshme dhe larg çdo ndikimi të aktorëve dhe faktorëve lokalë, ishte hapi i parë serioz në këtë drejtim”, ka shkruar Mexhiti. Ai gjithashtu theksoi se koha e demagogjisë dhe farsës politike ka përfunduar dhe se është koha që të vijë përgjegjësia.