Mucunski: Fërçkovski ka bërë dëme prej gjashtë shifrash në euro, informacionet janë shumë shqetësuese

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski sot dekaloi se ish-ambasadori Lubomir Fërçkosvki është nën dyshime serioze për keqpërdorim të fondeve publike nga buxheti shtetëror, transmeton Portalb.mk.

Siç tha ministri, Indikacionet tregojnë se dëmi është me shifra gjashtëshifrore në euro.

“Nuk mund të them konkretisht se sa për momentin, por po ndaj disa informacione që jam i autorizuar t’i publikoj në këtë fazë pasi procedura është ende në vazhdim. Është zhvilluar një proces i brendshëm në MPJ dhe informacionet që më kanë ardhur janë vërtetë shqetësuese. Ne do të marrim të gjitha masat e nevojshme dhe më tej do të kemi detyrimin që të informojmë institucionet përkatëse të drejtësisë. Më pas veprimet e tyre dalin jashtë kompetencës sonë dhe hyn në përgjegjësitë e tyre”, tha Mucunski.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas konferencës për media në MPJ, Mucunski theksoi se situata të tilla nuk guxojnë të përsëriten dhe paralajmëroi respektim maksimal të Ligjit për punë të jashtme.

“Të gjithë duhet të kuptojnë se unë jam i shqetësuar për atë që kam parë dhe po shprehem shumë diplomatikisht kur e them këtë. Situata të tilla nuk duhet të përsëriten, sidomos kur indikacionet tregojnë se dëmi është gjashtëshifror në euro. Nuk do të mund të jap shifra konkrete për momentin, por po ndaj informacionet që më lejohet t’i ndaj në këtë fazë për shkak të procedurës. Është përmendur edhe termi padi dhe pala tjetër do të ketë të drejtë të paraqesë argumentet dhe provat e saj. Ajo që kam parë lidhet me disa fakte të dukshme por çdo persona ka të drejtën të paraqesë argumentet e veta”, tha Mucunski.

Lidhur me paralajmërimet e ndonjë personi për të ngritur padi kundër MPJ-së apo dikujt tjetër Mucunski theksoi se kjo është e drejta e tij.

“Nuk mund të kundërshtoj asgjë në këtë drejtim por jam i bindur se kur MPJ drejtohet nga unë, kujdesemi që ligjet dhe procedurat të respektohen maksimalisht. Për fat të keq, duhet të konstatoj se kjo nuk ka qenë praktikë por kjo ministri drejtohej nga paraardhësi im. Shembulli më i qartë është tërheqja e fundit e konsullit të përgjithshëm në Nju Xhersi, ku personi ishte emëruar në atë pozitë në kundërshtim me dispozitat e ligjit. Nuk duhet të lejojmë një praktikë të tillë, duhet të jemi pikë referimi për respektimin e ligjeve”, tha ministri.

Mucunski theksoi se disa diplomatë janë tërhequr rregullisht, sepse u ka skaduar mandati, por ka edhe raste të tjera, si ato me Fërçkovskin, Andrej Zhernovskit dhe Vesel Memedit.

“Ka situata të ndryshme. Një prej tyre është rasti me ish ambasadorin Frçkovskin, të cilin e ftova për konsutime, por nuk erdhi dhe dha dorëheqje. Ai, me zgjedhjen e tij nuk është më ambasador në OKB. Kemi një situatë specifike me ambasadorët Zhrnovski dhe Memedi, të cilët do t’i emërtoja kështu, që është ende në procedurë, në komunikim mes MPJ-së, Qeverisë dhe Presidentes, si dhe ka situata të tërheqjes së rregullt të ambasadorëve për shkak të përfundimit të mandatit të tyre”, tha Mucunski.

Ai bëri të ditur se të gjitha pozitat kyçe të ambasadorëve do të plotësohen sa më shpejtë dhe deri në vitin 2025 synohet të plotësohen të gjitha përfaqësitë diplomatike dhe konsullore.

Kujtojmë se në 22 gusht Lubomir Fërçkoski ka dhënë dorëheqje. Ai për këtë kishte njoftuar presidenten Gordana Siljanovska-Davkova dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme.