Tetovari në fund të orarit të punës e kupton se i janë dhënë 10 kartëmonedha prej 100 denarë të falsifikuara

Më datë 13.12.2024 në orën 23.05 në NjP Grupçin, personi I.H. (27) nga fshati Zhelinë e Tetovës, ka raportuar se pasi ka mbyllur pikën e karburantit në rrugën rajonale Shkup – Tetovë, në fshatin Zhelinë dhe ka filluar të numërojë qarkullimin ditor, ka vërejtur 10 kartëmonedha prej 100 denarë të falsifikuara, të cilat ishin vënë në qarkullim gjatë pagesës së shërbimeve në pikën e karburantit. Po merren masa për zbardhjen e rastit.