Historia e trishtë e ikonës së muzikës shqipe – E pastrehë dhe pa asnjë ndihmë financiare

Një video në kanalin ABC7 në New York ka marrë vëmendjen e mijëra shqiptarëve këto 12 orët e fundit. Në video shfaqet një zonjë me emrin ‘Simaku Nohfe’, e cila fiton nga ndihmat vullnetare si e pastrehë.

Të shumtë kanë qenë zërat se në këtë video ka qenë këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku.

Videoja u shpërnda fillimisht nga gazetari Blendi Fevziu, ku ndjekësit e njohën menjëherë këngëtaren nga Kavaja.

Në një reagim tjetër në rrjetet sociale, Fevziu u shpreh se zonja në video është Parashqevi Simaku. Ai u shpreh se sipas informacioneve, Simaku është e pastrehë dhe pa asnjë ndihmë financiare.