Padi penale ndaj një mjeku të Spitalit të Tetovë, dy avokatëve dhe 8 personave tjerë, në bashkpunim kanë mashtruar kompani të sigurimit duke përfituar shuma të mëdha parash

SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër I.B. (52), mjek në Spitalin Klinik të Tetovës, për dyshime mbi kryerjen e veprave penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar”, “Falsifikim i dokumentit zyrtar” dhe “Ndihmë” në lidhje me “Mashtrimin”.

Gjithashtu, kallëzim penal është paraqitur kundër D.K. (35) dhe N.D. (34), të dy avokatë, për dyshime mbi kryerjen e veprave penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar”, “Përdorim i dokumentit me përmbajtje të rreme” dhe “Ndihmë” në lidhje me “Mashtrimin”.
Po ashtu, janë paditur edhe A.LJ. (30), B.F. (25), N.A. (42), M.D. (39), T.LJ. (27), T.M. (27), B.D. (29) dhe S.D. (21), të gjithë nga Tetova, për veprën penale “Ndihmë” në lidhje me “Mashtrimin”.

I pari i paditur, në disa raste, ka krijuar raporte mjekësore me përmbajtje të rreme në favor të personave të tjerë, të cilat janë përdorur si prova në një kompani sigurimi. Në bazë të tyre, për kompensimin e dëmeve jomateriale, janë transferuar në llogaritë bankare të të paditurve M.D., N.A., S.D., T.M. dhe SH.H. nga 80,000 denarë secilit, ndërsa të paditurve B.D., T.L. dhe M.T. u janë transferuar nga 70,000 denarë secilit.

Shumat monetare për D.M. dhe SH.H. nuk janë tërhequr personalisht, por nga i padituri B.F., i cili më parë kishte marrë një autoriz për të tërhequr fondet nga një degë banke dhe më pas i ka transferuar në llogarinë bankare të të paditurit A.L.

Avokatët e paditur kanë kryer veprën “Keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar” gjatë muajve shtator dhe tetor të vitit 2023, duke marrë autorizimin jo personalisht nga klientët, por nga i padituri A.L. dhe duke dorëzuar raportet në kompaninë e sigurimeve, në bazë të të cilave është paguar kompensimi në llogaritë bankare të të paditurve, në një shumë totale prej 610,000 denarësh.

Të paditurit e tjerë, gjatë të njëjtës periudhë, me vetëdije kanë vënë në dispozicion të dhënat e tyre personale, mbi bazën e të cilave janë krijuar prokura për tërheqjen e fondeve nga banka në Tetovë, dhe në bazë të tyre janë falsifikuar raportet mjekësore.