Musk është personi i parë në botë që ka më shumë se 400 miliardë dollarë

Elon Musk është personi i parë që ka arritur pasuri mbi 400 miliardë dollarë, sipas Forbes dhe Bloomberg, raporton DPA.

Pasuria e tij përbëhet kryesisht nga aksionet në prodhuesin e automjeteve elektrike Tesla dhe kompaninë SpaceX.

Revista amerikane Forbes e ka vlerësuar pasurinë e Mask në 431,2 miliardë dollarë, ndërsa Bloomberg njofton se ajo arrin rreth 447 miliardë dollarë.

Pas zgjedhjeve presidenciale amerikane në fillim të nëntorit, rritja e çmimit të aksioneve të Tesla e bëri Mask (53) dukshëm më të pasur, të paktën në letër.

Investitorët spekulojnë se Tesla do të përfitojë nga afërsia aktuale e Mask me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump, thotë DPA.

Mask, i lindur në Afrikën e Jugut dhe tani shtetas amerikan, e mbështeti Trump-in me miliona donacione gjatë fushatës zgjedhore dhe do të jetë pjesë e administratës së Trump-it.