Vdiq në moshën 22 vjeçare, futbollisti Erjon Morina varroset nesër

Babai i futbollistit tashmë të ndjerë, Erjon Morina ka dalë me një njoftim prekës para pak minutash, pas lajmit të kobshëm që e mori sot.

I biri i tij, Erjoni vdiq në mëngjesin e sotëm pasi nuk i bëri ballë sulmit në zemër që e kishte pësuar disa javë më parë derisa ishte duke u stërvitur me ekipin e tij, Vushtrria.

Ilir Morina, babai i të ndjerit, ka dhënë detaje rreth ceremonisë mortore dhe rastit që ka ndodhur, ndërsa e ka falënderur stafin mjekësor për kujdesin ndaj Erjonit, deri në frymën e fundit.

Erojn Morina ishte vetëm 22 vjeçar. Ai e kishte nisur karrierën te FC Prishtina, derisa kishte luajtur edhe për skuadra të tjera në Kosovë si Besa Pejë, Drenica, 2 Korriku, Llapi, Malisheva, Ulpiana dhe së fundmi ishte pjesë e Vushtrrisë.

Federatat sportive, klubet kosovare dhe sportistët i kanë shprehur ngushëllimet e tyre për humbjen e jetës së futbollistit.