Kreshnik Bekteshi ka përshëndetur vendimin e bashkëpartiakut të tij, Artan Grubit që të tërhiqet nga jeta publike, transmeton TV21.
“Artanin ata që e njohin, e dinë shumë mirë se sjell vendime në interes të përgjithshëm e jo atë personal!
Kështu është edhe ky vendim plot guxim, ku familja është mbi të gjitha.
Artani dallon nga shumë të tjerë, kur është koha për vendime të mëdha.
Pavarësisht gjithçkaje, për mua dhe besoj se shumë të tjerë që të njohin kolegialisht por edhe privatisht, vazhdon të jesh njeriu punëtor dhe me vyrtyte të larta”, shkroi Bekteshi.
Kujtojmë se Grubi gjatë mbrëmjes që lëmë pas njoftoi se ka sjell vendim që të tërhiqet nga jeta publike dhe se për këtë vendim tashmë e ka njoftuar edhe liderin e partisë, Ali Ahmeti.