Pas shpalljes së vendimit të ri të DASH, me të cilin “listës së zezë amerikane” iu shtuan edhe dy persona nga RMV, prokuroria themelore publike gjatë një brifingu me gazetarët ka njoftuar se, që nga dje kanë formuar lëndë për mbledhjen e dëshmive për lidhshmërinë e personave për akuzat për mitmarrje.
Nga prokuroria kanë vlerësuar lartë ndihmën e SHBA-së në luftën lundër korrupsionit si dhe thanë se do të vazhdojnë bashkëpunimin.
Po ashtu, kanë shtuar se, në periudhën vijuese do të ketë rezultate konkrete për një numër të lëndëve serioze edhe për krim financiar por edhe për vepra të tjera të rënda penale. /SHENJA/