Këshilli Gjyqësor i shqetësuar për vendosjen e gjyqtarit Enver Bexheti në listën e zezë të SHBA-së

Këshilli Gjyqësor shpreh shqetësim të thellë lidhur me njoftimin e fundit të Departamentit të Shtetit të SHBA-së për vendosjen e një gjyqtari në “listën e zezë”.

“Këshilli Gjyqësor thekson angazhimin e tij për të trajtuar çdo formë të korrupsionit në sistemin gjyqësor, në përputhje me ligjet dhe standardet etike. Në këtë drejtim, Këshilli Gjyqësor ka marrë masa në përputhje me kompetencat e tij të përcaktuara në Ligjin për Gjyqësorit dhe Ligjin për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut,” thuhet në një deklaratë nga Këshilli Gjyqësor.
Departamenti i Shtetit të SHBA-së njoftoi dy ditë më parë se po vendos sanksione ndaj ish-zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, dhe gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, Enver Bexheti, për shkak të përfshirjes së tyre në korrupsion të rëndë.