Mickoski: Vasko Kovaçevski ka kohë që është larguar nga Maqedonia, bëjmë përpjekje për ta arrestuar

Ish-drejtori i përgjithshëm i EMV-së, Vasko Kovaçevski, nuk është në shtet, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski. Kovaçevski është një nga të dyshuarit që po kërkohet nga policia në kuadër të aksionit të sotëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) dhe Prokurorisë për Luftën kundër Krimit të Organizuara dhe Korrupsionit ). Bëhet fjalë për një hetim të lidhur me prokurimet publike dhe furnizimin me aditivë për REK Manastir dhe TEC Oslomej.

„Nuk është në shtet për një kohë të gjatë, por pres që ta sigurojmë dhe ta kthejmë në shtet“, u përgjigj shkurtimisht Mickoski në një pyetje të gazetarëve gjatë një konferencë për shtyp.

Të paktën dhjetë persona janë arrestuar në lidhje me REK Manastir, TEC Oslomej dhe TEC Negotinë gjatë aksionit të sotëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Në një njoftim nga MPB është theksuar se po zhvillohet një aksion policor dhe se pas përfundimit të tij do të publikohen detaje. Hetimi po udhëhiqet nga dy prokurorë nga Prokuroria për Luftën kundër Krimit të Organizuara.