Haraçinasi u rrah në një kafene me dy persona, arrestohet nga policia

Sot në orën 02:50 në Shkup, zyrtarë policorë nga Njësia e Policisë Ndërhyrëse pranë SPB Shkup kanë arrestuar L.A. (18) nga Shkupi, pasi në një lokal në zonën e Komunës Aerodrom, në Shkup, kishte prishur rendin dhe qetësinë publike duke u përleshur fizikisht me dy të mitur nga fshati Jegunovcë, Tetovë, dhe fshati Krushopek, Komuna Saraj.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë kallëzim përkatës, njoftojnë nga policia.