Kuçi deklarohet i pafajshëm: Aktakuzën e shoh s’i prekje të dinjitetit tim njerëzor

Ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, është deklaruar i pafajshëm në seancën e parë dëgjimore në Gjykatën Speciale.

“Jam plotësisht i pafajshëm. Sot është një prej momenteve të errëta për mua si njeri i drejtësisë që e ka profesion dhe mision tërë jetën. Si profesor i drejtësisë për mbi 30 vjet, si ish kryetar i Komisionit Kushtetues të Kosovës që Kushtetuta është ende në fuqi”, tha ai.

“Si zëvendës kryeministër për rend dhe ligj për tri mandate dhe ministër i drejtësisë për dy mandate, si anëtar i ekipit mbrojtës të kryetarit Veseli. Këtë aktakuzë e shoh si prekje të dinjitetit tim njerëzor, profesional, por edhe të reputacionit tim. Drejtësinë si profesion dhe mision do ta vazhdoj edhe nga sot”, shtoi.