Me datë 12.08.2024, në periudhën nga ora 00.25 deri në ora 02.00, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë kryer kontroll aksion në një objekt hotelierik në fshatin Negotinë të Gostivarit. Gjatë aksionit kontrollues, në brendësi të objektit pjestarë të policisë nga NjP Gallatë me vendim të gjykatës kanë arrestuar personin A.H.(40) nga fshati. Negotinë, i cili kërkohej për vuajtje të dënimit me burg. Ai është dërguar edhe në INKP Burgu i Tetovës për vuajtje të dënimit. Më pas, në orën 01:20 në afërsi të objektit të hotelerik, e kanë privuar nga liria personin S.T. (24) nga Negotina, i cili ishte në kërkim për mbajtje të masës së paraburgimit në INKP Burgu i Shkupit, në bazë të nenit 559 paragrafi 1 të Kodit të Procedurës Penale. Ai është dorëzuar në Burgun e Shkupit për vuajtje të masës. Po ashtu në orën 02:00 në objekt është gjetur dhe ndaluar L.N (40) nga R. e Shqipërisë, e cila kishte abuzuar me qëndrimin turistik, pra kishte qëndroyar në kundërshtim me qëllimin. Ajo është ndaluar në Stacionin policorë për veprime të mëtejshme.
Ballina Lajmi i Dites Arrestohen tre persona në një objekt hotelerik në Negotinë të Gostivarit, ja...