Garazhi i tetovarit me odë pritjeje për klientë
“Auto Pollog”, garazhi në pronësi të tetovarit Idriz Osmani, shënon vitin 25 jubilar të punës
E shtunë, 7 Dhjetor 2024 – 13:50 albinfo.ch
Shqiptarët janë “meraklinj të kerreve” dhe kjo nuk vihet në dyshim. Në Zvicër sidomos shquhen për vetura luksoze e të shtrenjta, mirëpo nuk mungon as pasioni për vetura të vjetra apo siç njihen ndryshe Oldtimer. Një nga ta që është pasionant i „oldtimerave“ shënon sivjet vitin e 25 jubilar të garazhit të tij „Auto Pollog GmbH“, e cila për specialitet të punës ka veturat e vjetra mbi 30 vjet e më shumë. E veçanta e garazhistit shqiptar është se ai ka ndërtuar brenda garazhit të tij një odë pritjeje të veshur me elemente tradicionale shqiptare!
Tetovari që shënon vitin e 25 jubilar të biznesit të tij me vetura të vjetra, njihet në rrethin ku jeton si një aktivist i devotshëm në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare. Duke qenë për shumë vite aktiv në shoqata të ndryshme shqiptare dhe anëtar i Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë, ai ka treguar se si një burrë i lindur 50 vjet më parë në Zvicër, nuk ka humbur asnjëherë lidhjen me origjinën dhe vendlindjen e prindërve të tij, Tetovën apo më saktësisht, siç shprehet ai, „Malësinë e Madhe në fshatin Veshallë të Tetovës“.
„Kam lindur në Wil e jetoj në këtë qytet tani e 50 vjet, por me një shkëputje disavjeçare pasi babai na kishte kthyer në vendlindje për të ruajtur gjuhën“ rrëfen fëmijërinë e tij, Idrizi.
Specialist për “oldtimer”
Idriz Osmani ka mësuar mënyrën e vjetër të restaurimit të karrocerive në një garazh të njohur të regjionit Wil. Ai nuk ka bërë punë tjetër në Zvicër pos restaurimit të veturave të vjetra e të aksidentuara duke i kthyer ato në „lodra“ argëtuese për burra të pasionuar pas veturave oldtimer. Përveç veturave oldtimer, garazhi „Auto Pollog GmbH“ ka restauruar e kthyer ne gjendjen origjinale edhe vetura të kohës që kanë pësuar dëmtime nga aksidentet. Pronari Idriz Osmani ka një lidhje të fuqishme me profesionin dhe klientët e tij, pasi shpesh veturat komplekse të vjetra i marrin me muaj kohë për t‘i bërë gati ashtu siç kërkojnë klientët nga mbarë Zvicra.

Një odë brenda një garazhi me të gjitha elementët e një ode siç ne njohim nga e kaluara që është ndërtuar e ngritur brenda një garazhi, është padyshim e rrallë dhe tejet interesante për klientët e shumtë zviceranë që sjellin veturat e tyre për restaurim në garazhin e tij.
„Klientët e mi janë më shumë zviceranë se shqiptarë“, tregon ai.
„Përmes parullës gojore; shkoni te Idrizi se ai është specialisti për oldtimer, vijnë klientë zviceranë nga të gjitha anët e Zvicrës. Unë gjithnjë kam një oldtimer të veçantë në garazhin tim. Ju keni parë këtë Maseratin e të tjerë që janë ne restaurim“, tregon Idrizi që ka filluar me garazhin Auto Pollog kur ishte 24 vjeç, por duke pasur një përvojë të shkëlqyer pune me vetura luksoze, si Porsche, Ferrari, Maserati e të tjerë.
12 vite aktiv në Këshillin e Prindërve në LAPSH
Idrizi është baba i pesë fëmijëve dhe që të gjithë kanë ndjekur mësimin plotësues në gjuhën shqipe. Përmes shoqatës shqiptare në Wil, ata kanë bërë një kërkesë që mësimi plotësues në gjuhën shqipe të futet si lëndë zgjedhore për fëmijët me prejardhje shqiptare në kuadër të orarit të mësimit të rregullt të shkollës.
Mirëpo kur e pyesim se si ka menaxhuar për 25 vjet biznesin, obligimet ndaj familjes dhe të jetë njëkohësisht aktiv në LAPSH dhe aktivitete të tjera në regjion, Idrizi thotë: Motivi im ka qenë ruajtja e gjuhës dhe kulturës sonë. Kjo është detyra jonë si prindër. Madje unë mbaj mend si babai im më siguroi në fillim të viteve të 80-ta një abetare më të cilën nëna ime më mësonte gjuhën, ndonëse ne flisnim shqip në shtëpinë tonë. Mirëpo ne flisnim atë që themi në dialekt apo zhargon. Kurse përmes abetares po mësoja gjuhën e njësuar dhe kjo me ka mbetur në mendje dhe nuk e harroj kurrë.
I lindur para 50 vitesh në Zvicër, përjetësisht i lidhur me Tetovën
Duke qenë për shumë vite aktiv në shoqata të ndryshme shqiptare dhe anëtar i Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë, ai ka treguar se si një burrë i lindur 50 vjet më parë në Zvicër, nuk ka humbur asnjëherë lidhjen me origjinën dhe vendlindjen e prindërve të tij, Tetovën apo më saktësisht, siç shprehet ai, „Malësinë e Madhe në fshatin Veshallë të Tetovës“.