Kulloste delet në Sellarcë të Tetovës, dëgjon disa të shtëna e më pas vëren se qeni i tij ishte vrarë

Me datë 04.12.2024 në ora 21.15 në SPB Tetovë, personi T.A. (27) nga fshati Selcë e Keçe e Tetovës, ka raportuar se rreth orës 15:15, derisa ka qenë duke kullotur delet në fushat e fshatit Sellarcë e Poshtme të Tetovës, ka dëgjuar të shtënë nga arma e zjarrit dhe pas një kohe të shkurtër, kishte vënë re se qeni i tij bariu ishte goditur dhe vrarë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.