Dogji 3 automjete dhe një lokal në Kumanovë, policia ka arrestuar një 35-vjeçar

MPB njofton se sot (05.12.2024), në orën 01:10, në Shkup, në rajonin e Bit Pazar, pas informacioneve operative të marra më herët dhe koordinimit të SPB Kumanovë me Departamentin për Policinë Kriminalistike pranë Byrosë për Siguri Publike dhe SPB Shkup, oficerët e policisë nga Njësia për Policinë Interventuese pranë SPB Shkup e kanë privuar nga liria F.A. (35) nga Kumanova.
Ai dyshohet se më 02.12.2024 në Kumanovë ka djegur tre automjete pasagjerësh dhe një objekt biznesi. F.A. është arrestuar dhe mbahet në Stacionin Policor të Kumanovës, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritet akuzë përkatëse.