VMRO-DPMNE-ja opozitare u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen marshit protestues kundër marrëveshjes së Prespës që do të mbahet në Kerçovë të dielën.
Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev përmes një postimi në Facebook, ka thënë se JO për marrëveshjen e Prespës, don të thotë PO për të ardhmen e Maqedonisë, dhe sipas tij, kush voton PËR në referendum, ka votuar për Maqedoninë Veriore dhe ndryshimin e identitetit dhe Kushtetutës.
“Ju bëj thirrje, të dielën (2 shtator) në ora 13:00 në Kërçovë, të dalim dhe të bashkuar ti themi JO zaevit, JO marrëveshjes me Greqinë, që nënkupton PO për Maqedoninë! Për Republikën e Maqedonisë ashtu siç e meritojmë dhe siç e duam. Maqedonia do të fitojë!”, ka shkruar Janushev në Facebook.