Micotakis: Marrëveshja e Prespës fqinjve ua lë gjuhën dhe identitetin maqedonas


Qëndrimet se Marrëveshja e Prespës  “fqinjve ua lë  gjuhën dhe identitetin maqedonas”, por edhe  se Demokracia e Re  nuk do ta ratifikojë në Parlament  edhe njëherë i përsëriti lideri  i partisë më të madhe opozitare greke Kirjakos Micotakis,  duke folur në ngjarje të organizuar nga rinia e Demokracisë së Re.

“Marrëveshje e cila duke e shtrembëruar linjën nacionale 27 vjeçare të fqinjve tanë  e lë gjuhën dhe identitetin maqedonas. Ajo është marrëveshje të cilën Demokracia e Re  nuk ka shans ta ratifikojë  as në këtë parlament as në tjetrin. Procedurat e Qeverisë janë kombëtarisht të rrezikshme. Tashmë menjëherë dalin rezultatet negative”, tha Micotakis.

Lideri i Demokracisë së Re, në mënyrë indirekt e akuzoi Qeverinë greke se nuk reagon dhe nuk përgjigjet në deklaratat të cilat vijnë nga kreu shtetëror i Maqedonisë.

“Zaevi vetë është i pari i cili e përgënjeshtron Kociasin, ndërsa Dimitrovi thotë, neve na thotë, “Jam maqedonas dhe flas në gjuhën maqedonase”. Disa në Qeveri e dëgjojnë atë  pa dhënë përgjigje,  me faj ose thjeshtë të përkulur  e ulin kokën. Mospërgjegjësia e tyre nuk do të harrohet. Grekët nuk duan dhe nuk duhet asnjëherë të jenë, të jemi, nacionalistë të verbër, por e dinë se duhet të jenë patriotë të ndershëm”, ka thënë  Micotakis.