35-vjeçarja nga Gostivari rrihet nga nëna dhe fqinji i saj, gjithashtu me dhunë i merren edhe dy fëmijët e mitur


Me datë 27.11.2024 në ora 08:30 në Gostivar, zyrtarët policorë të DPB Gostivar kanë privuar nga liria 58-vjeçaren S.S. nga Gostivari, duke vepruar sipas raportit të mëparshëm se në shtëpinë e tyre familjare, e ka sulmuar fizikisht vajzën e saj 35-vjeçare dhe gjatë sulmit ka përdorur mjete të forta.  Më pas, gjithashtu edhe fqinji i tyre H.,,N”  e ka sulmuar 35-vjeçaren dhe së bashku me S.S. i kanë marrë dy vajzat e saj të mitura.  S.S është ndaluar në stacionin policorë dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.