Më 26.11.2024, rreth orës 11:00, një 54-vjeçar nga Ohri ka raportuar në SPB Ohër se është mashtruar nga një person për një shumë prej rreth 730,000 denarësh. Sipas raportimit, më 15.11.2024, personi në fjalë e kishte kontaktuar duke u prezantuar si përfaqësues i një kompanie që merret me Bitcoin dhe i kishte thënë se kishte fituar 15,000 dollarë si përdorues i tyre. Gjithashtu, i ishte kërkuar që për të tërhequr shumën e fituar, duhej të instalonte një aplikacion përmes të cilit do të bëhej pagesa, por më parë duhej të depozitonte një shumë të caktuar parash.
Sipas deklaratës së tij, ai kishte paguar paratë në dy raste, për të cilat kishte marrë edhe një kredi të shpejtë nga një institucion financiar. Më 24.11.2024, ai kishte shkruar në adresën e tyre elektronike për të pyetur kur do të merrte paratë, dhe pasi ishte njoftuar se ato ishin “bllokuar” në Bankën Popullore, ai kishte kontaktuar edhe adresën zyrtare të bankës. Nga aty i kishin kthyer përgjigje se ata nuk ishin përgjegjës për këto pagesa dhe se, me shumë gjasë, bëhej fjalë për mashtrim. Po merren masa për zbardhjen e rastit.