Nuk paguan në pikë-pagesa rrugore, dënohen nga 200 euro shumë qytetarë


Gjoba prej 200 eurosh u janë shqiptuar të gjithë atyre që janë përpjekur të shmangin pagesën e tarifës rrugore, ka bërë të ditur Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore (NPRSH) pas 13 aksioneve kontrolluese në stacionet e pagesës në Gostivar, Tetovë, Zhelinë, Petrovec, Miladinovci dhe Otovicë.

Aksionet janë organizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Inspektoratin e Transportit dhe Trafikut.

„Theksojmë se edhe në periudhën e ardhshme do të vazhdojmë me kontrolle të shtuara në çdo pikë të pagesës në Korridoret 8 dhe 10“, deklarojnë nga NPRSH.

Ndërmarrja gjithashtu kërkon angazhim më të madh nga ana e shërbimeve profesionale, konkretisht nga kontrollorët në Qendrën e Kontrollit, për të ndërmarrë masa më aktive për reduktimin e numrit të automjeteve që shmangin pagesën e tarifës rrugore.

Përveç kësaj, ajo kërkon që shmangiet e pagesës të procesohen përmes faturimit përkatës dhe dërgimit të faturave për tarifat e papaguara te përdoruesit e shërbimeve të autostradës që nuk i paguajnë tarifat rrugore.