Më 25.11.2024, në ora 17:40, në SPB Shkup, H.S. (45) nga Shkupi raportoi se rreth orës 16:40, në shtëpinë e saj në lagjen Goce Dellçev, shpërtheu një bombol gazi që ishte e lidhur me një ngrohës. Si pasojë, ajo pësoi djegie, të cilat u konstatuan në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum Ohri”.
Policia e SPB Shkup ka dalë në vendngjarje për të kryer hetimet e nevojshme.