Pas zbulimit të skandalit, djali i zyrtarëve të SPAK vetëdorëzohet në polici


Burime ekskluzive për JOQ zbuluan ditën e sotme skandalin në vrasjen e Martin Camit, ku një prej të miturve u la i lire.

Emri që eshtë u fshi nga Policia eshtë Kledion Bejkaj, shoku i autorit te vrasjes Mario Prelleshaj.

I mituri Kledion Bejkaj i mbrojtur nga BKH e SPAK u vetëdorezua ne Polici vetem pasi drejtësia e supozuar e Rilindjes me eprorët e prindërve te te miturit me privilegje e detyruan t’i nënshtrohej ligjit si autori Mario Prelleshaj.

Bejkaj nuk u ndalua nga policia pasi sipas hetimeve ishte konfirmuar se ai nuk kishte qene i perfshire ne krim, por JOQ zbuloi se Kledion Bejkaj eshtë djali i Maksim Bejkajt, hetues ne Byrone Kombetare te Hetimit (BKH), dhe Nevila Bejkajt, Specialiste e Regjistrave dhe Statistikës pranë Prokurorisë së Posaçme.
Sipas grupit hetimor, u arrit në perfundimin se Mario Prelleshaj ka vepruar i vetëm dhe nuk ka pasur nje bashkëpunëtor në ngjarje por ne deklaratën e marrë nga OPGJ, Kledion Bejkaj ka shoqëruar Mario Prelleshajn në sulmin ndaj viktimës.
Bejkaj u denoncua publikisht edhe nga i ati i Luis Megjas i cili ka thënë se i mituri mbante një thikë të vogël dhe ka goditur pas shpine të birin.

Ndër te tjera ai tha se 14-vjeçarin, prindërit me influence në BKH e SPAK po mundohen ta nxjerrin jashtë Shqipërisë.