Bastisje në Kumanovë, gjenden armë dhe municione


Në fshatin Romanovcë, afër Kumanovës, dje në orën 10:00, punonjësit e policisë nga Sektori i Punëve të Brendshme në Kumanovë kanë ndaluar K.S. (30 vjeç) nga ky fshat.

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tij, e kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta “Zoraki” me korniza dhe një kuti me 30 fishekë kalibër 9 mm.

Personi është mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet një akuzë përkatëse.