Ndërron jetë Borjanço Micevski, ish-kryetar i Komunës së Kriva Pallankës


Në moshën 53-vjeçare ka ndërruar jetë Borjanço Micevski, ish-kryetar i Komunës së Kriva Pallankës në periudhën 2017-2021.

Me dhimbje të thellë, lideri aktual i SDSM-së, Venco Filipçe, shprehu ngushëllimeLpër vdekjen e Borjanço Micevskit, ish-kryetarit të Komunës së Kriva Palkanës. Në një postim në Facebook, Filipçe theksoi se Micevski ishte një njeri që punoi me përkushtim për të mirën e komunës dhe qytetarëve të saj, gjithmonë i udhëhequr nga vlerat e solidaritetit, drejtësisë dhe përparimit. Ai vlerësoi vizionin e Micevskit për një jetë më të mirë dhe përkushtimin e tij për zhvillimin e komunitetit. Filipçe e përshkroi atë si një njeri të nderuar, të kujdesshëm dhe energjik, që do të mbahet mend me shumë respekt dhe mirënjohje .