Bastisje në Neproshten të Tetovës, gjenden armë dhe municione


Më 22.11.2024, në orën 16:45, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë arrestuan L.P. (51) nga fshati Neproshten, tek i cili, bazuar në një urdhër gjyqësor nga Gjykata Themelore Tetovë, në periudhën nga ora 12:00 deri në 16:45, zyrtarët policorë kryen bastisje në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të tij, si dhe në një shtëpi tjetër në fshat që është në pronësi të tij. Gjatë bastisjes, u gjetën një pushkë gjahu (karabin), 14 copë municion për karabin, një mjet për bluarje, dy targa optike, një sasi e madhe plumbash, gëzhojash dhe predhash të kalibrave të ndryshëm, një qese me barut, një bombë shokuese, një pushkë ajrore “Gamo” me optikë të integruar, një pistoletë “Glock” kalibri 9 mm, dy karikatorë me nga 10 plumba dhe sende të tjera. Pas dokumentimit të rastit, ndaj L.P. do të ngrihet kallëzim penal përkatës.