Aksident i rëndë në Shkup, 19-vjeçarja e godet për vdekje një grua


Sipas informacioneve nga MPB-ja, sot rreth orës 18:43 në bulevardin H.T. Karposh në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku, ku një veturë “Seat Altea” me targa të Shkupit, e drejtuar nga A. XH. (19) nga Shkupi, ka goditur një grua, e cila ka ndërruar jetë në vendngjarje. A. XH. është transportuar me autoambulancë në Spitalin Klinik “8 Shtatori”.