Ish-ministri i Jashtëm i Francës, Bernard Kouchner ka theksuar se marrëveshja në mes Kosovës dhe Serbisë për korrigjim të kufirit do të ishte “përfundim i luftës”.
Ish-përfaqësuesi special i OKB-së në Kosovë, në një intervistë të dhënë për BBC ka dalur në përkrahje të ideve për korrigjimin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Kjo ka qenë opsion edhe më herët dhe mund të jetë edhe tani opsion nëse pajtohen të dy palët. Ne mund të themi nëse është plan i mirë ose i keq, por kjo është një ide që tashmë ekziston.
Kjo marrëveshje mund të jetë përfundim i luftës. Unë mendoj se është ide e mirë, edhe për Serbinë nëse ajo dëshiron që të bashkohet në BE. Dhe si pjesë e BE-së për Serbinë do të jetë e pamundur që të nxisë luftë të re”, ka thënë Kouchner.