Tre persona nga Bërvenica e Tetovës i sulmojnë fizikisht një djalë dhe një vajzë


Me datë 18.11.2024 ora 23:10 në fshatin Bërvenicë të Tetovës, pjestarë të policisënga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personatI.J (41), S.Z. (35) dhe M.M. (24), të tre nga fshati Bërvenicë, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se rreth orës 22.30 në fshat kanë sulmuar fizikisht personin G.S. (24) nga fshati Vollkovi dhe 21-vjeçaren D.N. nga fshati Sellarcë e Poshtme. Ata janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tyre do të vijojë parashtresa përkatës.