Me datë 18.11.2024 në ora 23:30 në SPB Tetovë është raportuar se në fshatin Strimnicë të Tetovës, është përhapur zjarr në një shtëpi në pronësi të Z.Sh (90) nga fshati Strimnicë, i cili jetonte i vetëm në shtëpi. Në vendin e ngjarjes kanë dalë pjestarë të policisë të NJP Grupçin edhe një ekip i Njësisë territoriale të zjarrfikësve Tetovë, i cili në orën 00:20 ka gjetur të vdekurin Z.Sh. Zjarri është shuar tërësishtë kurse vdekjen e tij e ka konfirmuar mjeku nga Ekipi i ndihmës së shpejtë. Inspektiomin në vendin e ngjarjes e ka kryer prokurori publik dhe ekipi inspektues i SPB Tetovë”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.