Turku i humb paratë dhe bëhet agresiv në një kazino në Shkup, ja çfarë ndodhi atje


Më 17 nëntor 2024, në orën 03:00, policia nga SPB Shkup arrestoi O.G. (34) nga Republika e Turqisë, sepse ai u soll në mënyrë agresive dhe kërcënoi me një mjet të mprehtë punonjësit e një kazinoje në rajonin e Qendrës në Shkup. Personi u mbajt në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet padi përkatëse ndaj tij.